Islame

Shumë e përdorin e pak e dijnë, Çfarë nënkupton fjala “tybe istikfa”?





Çfarë nënkupton fjala “tybe istikfa”?Kjo është teube (pendim) dhe istigfar (kërkim falje prej Allahut).Mirëpo, këto fjalë janë shpërfytyruar në këtë mënyrë nga turqit.

Nëse kjo fjalë përdoret në vendin e duhur, in shaa Allah nuk prish punë të përdoret.Mirëpo, përdorimi veç i fjalës “tybe” në kuptimin e betimit, kjo është e rrezikshme. Ka njerëz që fjalën “tybe” e ngritin shumë lart.

Madje disa thonë: “Tybja na dëgjoftë” kur duan të konfirmojnë diçka, e nuk betohen në Allahun duke thënë: “Allahu na dëgjoftë (bisedën tonë)”, duke e marrë Atë si Dëshmitar; apo thonë: “A ka më të madhe sesa tybja?!” Kështu që, kjo është gjë e rrezikshme.