Islame Keshilla Kuriozitete

Si duhet të veprojë ai që është në shkollë dhe nuk e fal dot namazin e xhumasë?

Shkolla (laike) ku studiojnë i ndalon nga falja e namazit me xhemat si dhe nga falja e të xhumasë! Si duhet vepruar?Komisioni i përhershëm i fetvave dhe kërkimeve akademike ka thënë: “Muslimani, duhet ti kushtojë rëndësi të veçantë faljes së namazeve në kohën e përcaktuar dhe të distancohet nga ato shkolla që nuk e lejojnë dhe i mundësojnë flajen e namazit.

Këtë duhet ta bëjë për të ruajtur fenë e tij, sepse namazi është shtylla e fesë dhe çdo angazhim që të pengon në kryerjen e namazit, nuk është i lejuar (për aq kohë sa të pengon). [Komisioni i përhershëm i fetvave 7/41].

Nisur nga kjo, nëse e ka të mundur të transferohet në një shkollë tjetër ku mundet të falë namazin e drekës dhe të xhumanë, atëherë kjo kërkohet prej tij.Ai që e ka të pamundur transferimin në një shkollë tjetër: Le ti kushtojë rëndësi faljes së drekës në kohë qoftë dhe vetëm (pa xhemat). Nëse nuk mundet, atëherë le ta bashkojë (drekën) me namazin e ikindisë.

E njëjta gjë thuhet edhe për situatën e namazit të xhumasë. Namazi i xhumasë bie ndaj personit përderisa ai përdor të gjitha shkaqet për ta falur, pra nëse është e pamundur për të, e fal namaz dreke.Dijetarët, kur kanë radhitur arsyet e pranueshme, që nuk e bëjnë detyrim namazin me xhemat dhe të xhumanë kanë përmendur: Kur dikush frikësohet për veten ndaj një udhëheqësi të padrejtë ose kur jetesa e tij dëmtohet rëndë.

Imam Shafiu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Nëse frikësohet (po doli për namazin e xhumasë) nga burgosja që mund ti bëjë një udhëheqës i padrejtë, atëherë i lejohet të mungojë në namazin e xhumasë.” [El Um 1/218].El Merdaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Prej arsyeve që e justifikojnë lënjen e të xhumasë dhe namazit me xhemat janë: Frika nga dëmtimi që mund ti kanoset jetesës për të cilën ai ka nevojë, ose pasurinë të cilën ia kanë lënë në ruajtje.

Përktheu Fatjon Isufi

About the author

ligjeruesi

Add Comment

Click here to post a comment