Hadithe Islame Keshilla Kuriozitete

Si flinte Pejgamberi alejhi selam dhe në cilën kohë flinte më shumë ?





Koha më e mirë e fjetjes është pasi të tretet ushimi.Është mire të shtrihesh në anën e djathtë të trupit, sepse edhe Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e bënte këtë. Këtë e ka vërtetuar Aisheja radijall-llahu anhu, e cila ka thënë:“Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, shtrihej në anën e djathtë dhe kthehej ka Meka.”Të flesh ditën nuk është mirë. Kjo ndikon keq në karakter, i jep rast fillimit të shumë sëm’undjeve të ndryshme dhe e bën njeriun përtac.

Duhet shmangur fjetjes përveç në drake për t`u larguar nga nxehtësia e drekës, që është në pajtim me hadithin e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: “Fleni pak, sepse vetëm shejtanët nuk flejnë kurrë.” Në një vend tjetër thotë: “Do ta keni më lehtë të ngriteni natën për të falur namaz të natës, nëse fleni pak gjatë ditës.”Po ashtu ka thënë: “Gjumi i mëngjesit e ndalë nafakën (rizkun)”

Transmetohet nga Xhabiri se Pejgamberi,sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e ka ndaluar të fjeturit me trup gjysmë nën hije e gjysmë në diell.Po ashtu transmetohet se ka ndaluar uljen me trup gjysmë nën hije e gjysmë në diell.