Lajme

SubhanAllah 5 vjeçari mitrovicas ndërroi jete duke shqiptuar shehadetin, i donte shumë hoxhën Fatmir dhe Shefqet

Para disa ditësh ka ndërruar jetë vogëlushi mitrovicas me vendbanim në Finlandë Arbijon Nuradini, shkruan Ditori

Por detaje interesante dhe emocionale janë shpalosur dje gjatë faljes së xhu’masë në xha’minë në Shipol ku është imam hoxhë Fatmir Latifi.

Hoxha tejet i emocionuar ka treguar se vogëlushi ishte dashamir i madh i tij dhe hoxhës Shefqet Krasniqi, ku ka vënë në pah që pak para se të vdi’ste vogëlushi e ka pyetur babain e tij se si e ka dorën hoxha Fatmir.

Më pas hoxha nga Shipoli e ftoi babain e vogëlushit të ndjerë para xhematit për një fjalim të shkurtër.

Arbnor Nuradini,babai i Arbijonit ndër të tjera theksoi se djali i tij vazhdimisht kërkonte të dëgjoj Kur’an dhe i thoshte babait të tij “Të bëra telashe”.

Në fund, babai i vogëlushit njoftoi xhematin se evladi i tij ndërroi jetë duke thënë shehadetin.