Facebook Twitter Instagram
    Saturday, May 21
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook Instagram YouTube TikTok Twitter
    Ligjeruesi
    Banner
    • Ballina
    • Lajme

      Mjekët dhe infermierët që u angazhuan gjatë pandemisë që tre muaj pa pagë

      4 hours ago

      425 kosovarë kërkuan azil në shtetet e BE-së për dy muaj

      4 hours ago

      Mësuesi e rrah nxënësin në Rahovec, ky e denoncon në Polici

      7 hours ago

      Çmimet në ‘qiell’: 700 euro i duhet një familje kosovare për t’i mbuluar shpenzimet

      7 hours ago

      Tornado e fuqishme godet Gjermaninë, dhjetëra të lënduar – raportohet për dëme të mëdha materiale

      7 hours ago
    • Islame
      1. Hadithe
      2. Tregime
      3. Të gjitha

      2 lutje që i bënte Muhammedi ﷺ në fillim të namazit

      3 days ago

      Një lutje profetike për faljen e mëkateve…

      3 weeks ago

      3 rregullat e Muhammedit a.s për ngrënien e ushqimit

      3 weeks ago

      Kush e lexon këtë sure 10herë, Allahu ia ndërton një pallat në Xhennet…

      3 weeks ago

      Kush ishte dhëndrri i Muhammedit ﷺ , të cilin e vrau një luan në shkretëtirë?

      2 days ago

      Vdekja pas një pendimi…

      1 week ago

      Histori prekëse e besimtarit që u nis në udhëtimin e jetës…

      2 weeks ago

      Ngjarje prekëse / Mësuesja që ia ndryshoi jetën nxënësit jetim i cili është i njohur sot…

      2 weeks ago

      A e dini se sprovat janë të nevojshme që të ngritët vullneti i besimtarëve të sinqertë?!

      4 hours ago

      A e dini se të varfërit do të jenë shumica e banorëve të Xhennetit?

      6 hours ago

      Muharem bajrami feston me sexhde trofeun e kupës me Makedonija GJ.P

      18 hours ago

      Si do të ishte bota pa musliman? – Rezultatet e këtij shkencëtari do t’ju befasojnë

      1 day ago
    • Këshilla
    • Kuriozitete
    • Mjekësia
    • Shëndetësi
    Ligjeruesi
    Home»Islame»Të bësh famë në emër të sharjes së fesë… – Dr. Shefqet Krasniqi
    Islame

    Të bësh famë në emër të sharjes së fesë… – Dr. Shefqet Krasniqi

    By E.K1 week ago5 Mins Read
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
    FacebookTwitterPinterestLinkedIn





    Dr. Shefqet Krasniqi
    Javën e kaluar myslimanët patën festë. U gëzuan dhe kishin arsye për tu gëzuar. I gëzoheshin përmbylljes së një muaji të tërë adhurimesh: agjërim, namaz, lexim të Kur’anit, sadaka, vizita, etj. Por, jo të gjithë iu gëzuan festës së tyre. Pati të atillë, që në vend të urimeve, sulmuan ata. Shfrytëzuan këto ditë festive për t’iu treguar se sa të pamëshirshëm, sa jotolerant, sa armiq të mëdhenj të tyre janë. Dhe kjo na e rikujtoi plagën e marr bajramin e vitit të kaluar, ku mu në këtë kohë kuvendarët na lënduan shumë rëndë duke mos lërë gjë të keqe pa e cekur kundër fesë dhe myslimanëve. Madje, siç duket, këto ditë kishin qenë të rezervuara për këto sulme ndaj myslimanëve, ngase pamë dhe një lloj gare ndërmjet këtyre gazetarëve të tipit ‘xhejsmbondian.’ Me shkrimet e tyre ngjallën -ose thënë më mirë u munduan të ngjallin- që praktikisht është dëshmuar disa herë se janë të pavërteta. Folën për rrezikun e radikalizmit islam, madje me një ekzagjerim aq të madh, saqë në këtë kohë kur janë rritur çmimet e artikujve ushqimorë esencial dhe kur kostoja e jetës po bëhet nga dita në ditë më e papërballueshme për kosovarët, në njërën anë, dhe në anën tjetër kur vrasjet, krimet monstruoze, vjedhjet, madje edhe aso të tipit të ndonjë skenari filmash aksion –siç do të thoshte një analist, në anën tjetër, sikur Kosova nuk ka problem tjetër vetëm atë të radikalizmit. A është ajo strategjia djallëzore që politika tash e sa kohë po e përdor, që në rast se, për një pazar me shtetin, zhvendos vëmendjen e popullit duke krijuar probleme inekzistente, apo çfarë në të vërtet fshihet, nuk e di.

    Një gjë që dihet, pavarësisht interpretimit të rastit, është se disa media dhe politika urrejnë fenë e komunitetit absolut në Kosovë. Në një prej këtyre artikujve, shihje se si gazetari pa fije turpi, bënte thirrje që të mos merren me ne nga frika se mos po na bëjnë reklamim të tepërt dhe sikur botën po e bindim se qenkemi kështu. Po si çka na njeh bota? A janë të shurdhër këta mjeranë dhe a shohin? E tërë bota, duke filluar nga shteti më i fuqishëm në botë, Amerika, vazhdimisht na drejtohet dhe na trajton si një shtet mysliman? A nuk ia uroi presidenti amerikan presidentes së shtetit tonë festën e bajramit dhe popullit të saj mysliman?!

    Një gjë që mbetet tejet shqetësuese është provokimi që i bëhet komunitetit mysliman. Artikujt në fjalë, jo të gjithë, ishin të përkthyer edhe në anglisht, për t’iu prezantuar opinionit ndërkombëtar, ndoshta me përgjërimin për t’i ndihmuar duke ua lënë ndonjë pjatë të jargosur ta lëpijnë.

    Vërtetë, këta artikuj dhe këto shkrime, të punuara nga ata, që të paktën bartin emra myslimanësh, janë një koincidencë paradoksale me atë që bota e qytetëruar perëndimore po vepron. Hamburgu, një republikë gjermane, vendosi këto ditë që tash e tutje festat fetare islame të jenë pjesë e festave shtetërore, derisa nga SHBA-të na erdhën lajme për liderë (guvernatorë e kryetarë bashkish) të cilët madje, edhe pse i përkasin një feje tjetër, shoqëruan myslimanët në festimet e tyre, madje në pjesën rituale fetare, gjegjësisht në faljen e Bajramit dhe në fjalimin e mbajtur para myslimanëve premtoi se shteti i tij do ta fus bajramin si festë zyrtare të shtetit të tij.

    O Zot! Sa të mjerë janë ata njerëz që kërkojnë kënaqësinë e njerëzve dhe jo Tënden! Dhe, e vërtetë, ashtu siç na ka mësuar i Dërguari Yt, Muhammedi [alejhi selam], ata nuk do ta kenë as kënaqësinë e njerëzve, dhe, sigurisht, as Tënden!

    Sa shumë do t’i falënderohej publiku autorëve të atij shkrimit gazetaresk hulumtues, sikur të hulumtonin rastet e vrasjeve, shitjes së drogës, kontrabandimit, trafikimit me qenie njerëzore, vjedhjeve, kërcënimeve, shantazhimit, dhunës familjare, sjelljeve devijante, dhe të na sillnin përqindjet se sa bëjnë pjesë në këto krime “radikalistët” myslimanë!

    Kosova nuk e ka problem radikalizmin, por varfërinë, papunësinë, krimin e organizuar, nepotizmin, etj., andaj, mos humbisni kohë dhe energji duke i sulmuar pa nevojë myslimanët, por merruni me ata që duhen marrë. Konsideroj, se në këtë drejtim, ju duhet të merreni dhe me vetveten, pasi që keni shkelur mbi idealet tuaja, keni tradhtuar misionin tuaj për një “asht.”

    Një gjë dua tua kujtoj se shkrimet mbesin, e historia nuk i harron gjërat, andaj është mirë që njeriu para se të flasë apo të shkruaj diç, të vërtetohet mirë se sa ka të drejt dhe sa është real në shkrimin e tij, në mënyrë që mos të mallkohet më vonë nga gjeneratat e ardhshme, ashtu siç po mallkohen përkrahësit e komunizmit, të cilët nuk lënin formë pa përdorur për t’iu futur në hatër partisë komuniste.

    Këta të ashtuquajtur gazetarë profesionistë, e të cilët më së paku mund të jenë të tillë, po e përmbushin një mision të dëmshëm, i cili është në dëm të vet atyre dhe të vendit. Këta misionarë të shitur, për të cilët kemi informata se janë të paguar nga qarqe që çdo ditë punojnë në dëm të shtetit të cilin e kemi ndërtuar me shumë mund e gjak. Këta misionarë të shitur po i fyejnë myslimanët dhe Islamin, vetëm për disa përfitime personale, e nuk po mendojnë se ato përfitime shumë shpejt mund të shpenzohen e të mbeten gjithmonë të urryer tek myslimanët.

    Dhe në fund krejt dua të jem i sinqertë e mos t’i bëjë padrejtësi askujt, por të themi se të tillë janë një numër shumë i vogël i gazetarëve, përndryshe pjesa dërmuese e tyre jam i bindur se nuk pajtohen me këto shkrime dhe me këto sulme ndaj popullit të tyre. E për këta lutemi që t’i ruaj Allahu, ndërsa për ata të parët që t’i drejtojë e t’i udhëzojë. Amin dhe deri javën e ardhme! Selam alejkum!





    Lexo Gjithashtu

    A e dini se sprovat janë të nevojshme që të ngritët vullneti i besimtarëve të sinqertë?!

    4 hours ago

    A e dini se të varfërit do të jenë shumica e banorëve të Xhennetit?

    6 hours ago

    Muharem bajrami feston me sexhde trofeun e kupës me Makedonija GJ.P

    18 hours ago
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • Pinterest
    • YouTube
    • TikTok

    TË FUNDIT

    A ka vaksinë për linë e majmunit – sëmundjen virale e cila po përhapet në botë?

    By E.K4 hours ago

    Përhapja e lisë së majmunit ka habitur zyrtarët shëndetësorë, pasi rastet zakonisht ngjiten në rajonet…

    A e dini se sprovat janë të nevojshme që të ngritët vullneti i besimtarëve të sinqertë?!

    4 hours ago

    Mjekët dhe infermierët që u angazhuan gjatë pandemisë që tre muaj pa pagë

    4 hours ago

    Pyetja e famshme që bën Elon Musk në çdo intervistë para se të punësojë dikë

    4 hours ago

    TË TJERA

    Një burrë tha:“O i dërguari i Zotit! Prindërit e mi kanë vd’ekur; a ka ndonjë gjë që mund të bëj, që t’u bëjë dobi atyre?

    By ligjeruesi7 months ago

    Një burrë tjetër tha: “O i dërguari i Zotit! Prindërit e mi kanë vd’ekur; a…

    Katër ajete Kur’anore na mësojnë se si t’i kërkojmë All-llahut të na furnizoj me fëmijë?!

    12 months ago

    Mos i harro këto Mrekulli të Kur’anit për ate qe heshtë.!

    10 months ago

    Ky aeroplan me energji diellore mund të qëndrojë në ajër për muaj të tërë…

    2 weeks ago
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Faqja "Ligjeruesi" u krijua më 26 Janar 2016!
    Punën e filloi me një angazhim të fuqishëm mediatik e cila vazhdon të jetë në shërbim për te informuar me njohuri të përgjithshme dhe të dobishme për publikun Shqiptarë.

    Për më shumë:

    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn VKontakte
    TË FUNDIT

    A ka vaksinë për linë e majmunit – sëmundjen virale e cila po përhapet në botë?

    4 hours ago

    A e dini se sprovat janë të nevojshme që të ngritët vullneti i besimtarëve të sinqertë?!

    4 hours ago

    Mjekët dhe infermierët që u angazhuan gjatë pandemisë që tre muaj pa pagë

    4 hours ago
    IMAZHE
    Ascend
    terns
    casual
    riders on the storm
    chairman
    mood
    monument
    liquid cancer
    blue
    basement
    ditch
    stars
    Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2022. Ligjeruesi.
    • Ballina
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Terms of Use
    • Privacy Policy
    • DMCA Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.