Lajme

Tërmeti sotëm, banorët dalin në rrugë! – Ç’thotë feja për tërmetet?

Dy lëkundje të forta u ndjenë mëngjesin e sotëm dt 29/10/2021 në vendin tonë.





Lëkundja e parë ishte me magnitudë 3.3 të shkallës rihter, ndërsa lëkundja e dytë 4.5. Epiqendra ka qenë në fshatin Topojan të Bulqizës, me një thellësi 10 kilometra.

Nga disa informacione mësohet se ka pasur dëme në disa banesa.

Po ç’thotë feja Islame për tërmetet!

Dijetari i shquar islam Ibn el‐Kajjim ka thënë: “Allahu nganjëherë i jep leje tokës me ç’rast ndodhin tërmetet. Kjo i frikëson njerëzit, kështu që ata pendohen, i lënë mëkatet, i luten Allahut dhe ndjejnë keqardhje [për mëkatet e veta]. Kur kishte ndonjë tërmet, disa nga të parët e muslimanëve thoshin: ”Zoti juaj po ju paralajmëron.” Kur Medina qe goditur nga një tërmet, Umër ibn el‐Hatab [Allahu qoftë i kënaqur me të] iu adresua njerëzve dhe tha: ”Nëse prapë bëhet tërmet, nuk do të qëndroj më mes jush.”

KY ËSHTË PARALAJMËRIM NGA ALLAHU, DHE AI DËSHIRON TË PENDOHENI!