Lajme

Thoni MashAllah! Doli me sukses!!! Lajm i mrekullueshem! Elifi beri operacionin ne Turqi

Thoni MashAllah! 🤲 Doli me sukses!!! Lajm i mrekullueshem! Elifi beri operacionin ne Turqi dhe deri tani gjithcka po shkon mire. Lotet e nje nene per jeten e femijes se saj, peshojne rende dhe dera e shqiptareve i dha nje mundesi qe ajo ta kete perseri ne krahet e saj. Sot qe vendosim kete status kemi Elifin ne Turqi, kemi Ildisin ne Turqi, kemi Xhesilajden ne Itali, kemi Tuanen ne Itali, kemi Latifin ne Itali, kuruam Amren e vogel, Fabion me operacionet ne koke. Ne nje kohe te shkurter, me qindra e mijera njerez u bene pjese e shperblimit dhe bamiresise, me lutjet e tyre, me bamiresi, sepse i menduan keta femije sikur te ishin femijet e tyre, lotet e atyre nenave sikur te ishin lotet e tyre, dhimbjet e atyre nenave sikur te ishin dhimbjet e tyre. Ne nje situate te pashprese kur perballe shikonin vetem vdekjen ju shqiptare u bete shpresa e tyre, u dhate jete, u dhate mundesine t’i perkedhelin perseri. Ndaj me zemer ju them faleminderit ne emer te tyre dhe lus Zotin t’ju shperbleje tek femijet tuaj, ne familjet tuaja duke ju dhene shendet ne kete kohe te veshtire. Zoti qofte me ne ne rrugtimin tone te veshtire…