Islame Keshilla Tregime

U pyet një dijetar dhe njeri i urtë: Sa të ha? U përgjigj…!

U pyet një dijetar dhe njeri i urtë: Sa të ha? U përgjigj: Sa të mos ngopesh dhe sa të mos mbetesh i uritur.Sa të qeshi? U përgjigj: Derisa të të gëzohet fytyra dhe mos ta ngrisësh zërin.Sa të qaj? U përgjigj:Mos u ndal së qari nga frika e Allahut.

Sa ta fsheh veprën time të mirë? U përgjigj: Sa të mundesh.Sa ta paraqes veprën e mirë?U përgjigj: Aq sa ta pasojnë të tjerët atë vepër të mirë.Sa të gëzohem nëse njerëzit më lavdërojnë? U përgjigj: Deri në atë gradë sa ti mendon se Allahu a është i kënaqur me ty apo i zemëruar.Sa të pikëllohem nëse njerëzit më nënçmojnë?Nuk të bën dëm asgjë nënçmimi i njerëzve nëse tek Allahu je i dashur.Nga arabishtja: Irfan JAHIU