Islame Keshilla

Veprat e ndaluara dhe të lejuara kur imami mban hutbe (e rëndësishme)

Nuk i lejohet dëgjuesit të hutbes që t’i jap lëmoshë atij që këkron, ngase kërkuesi (lypësi) ka vepruar një vepër që s’duhet vepruar.Prandaj ai mos ta ndihmojë në atë që nuk lejohet.

E ajo është të folurit gjatë kohës së hutbes.Sunet është dërgimi i salavateve për Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur personi dëgjon të përmendet Profeti alejhis selam nga ana e hatibit. Por, ai nuk duhet ta ngrejë zërin në mënyrë që mos të bëhet pengesë (shqetësues) për të tjerët.

Sunet është që ai të thotë “amin” kur hatibi bën lutje. Por, pa e ngritur zërin dhe duart e tij.

Po ashtu kërkohet nga ai mos të kthehet djathtas dhe majtas, mos të preokupohet me shikimin e njerëzve apo me diçka tjetër, sepse një gjë e tillë e shpërqëndron atë nga dëgjimi i hutbes.Ai duhet të drejtohet nga hatibi ashtu siç vepronin sahabët radijAllahu anhu, të cilët drejtoheshin me fytyrë drejt Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem gjatë kohës së hutbes.Nëse tështin (gjatë kohës që imami po mban hutbe), ai e falënderon Allahun (thotë elhamdulilah) në heshtje aq sa ta dëgjojë vetë.Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!) “El-Mulakhisul-Fik’hi”