Lajme

Veterani i UÇK-së, Burim Zeka – i sëmurë tash e dy vjet ka nevojë edhe për kulm mbi kokë

Luftëtari i UÇK-së rezistoi dhe qëndroi stoik betejat e gjata dhe të përgjakshme me forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.





Mirëpo, 23 vjet më pas, ai lufton edhe me një armik tjetër, që po i shkakton dhimbje të mëdha e që po e bën ta “shohë vdekjen me sy”.

Veterani i luftës së UÇK-së, 40 vjeçari nga Skenderaj, Burim Zeka aktualisht ka probleme shëndetësore dhe është duke u përballur me tumor, të quajtur “neurofibromatoz”, e që përfshinë trurin dhe palcën kurrizore.

Por, brenga e tij nuk është vetëm sëmundja, pasi Zeka me gruan dhe fëmijët jeton në një banesë me qira dhe e ka shumë vështirë ta përballojë gjithë këtë gjendje.

“Mjekët po thonë që nuk guxojnë të bëjnë ndërhyrje kirurgjike, sepse mund të mos dal fare nga operacioni. Tash vetëm me injeksione dhe infuzione kundër dhimbjes.

Gjatë gjithë kohës kam dhimbje nganjëherë edhe shumë të forta. Shteti nuk më ka ndihmuar me asgjë, përveç pensionit të veteranit që e marr. Me këtë pension mundohemi me e pagu qiranë, por edhe do shokë që i kam më ndihmojnë”, tregon ai.

Veterani i luftës që ndodhet në gjendje të rëndë ka një thirrje për të gjithë ata që e shikojnë, e po ashtu edhe për Qeverinë e Kosovës.

“Të gjithë ata që me shohin ju kisha bërë apel vetëm prej kësaj qiraje me më hjek Në ndonjë banesë me më dërgua, por jo edhe fort larg mjekëve, sepse kam nevojë natën e ditën për mjek. Kurse qeveria le t’i hap sytë, le të shikojnë pak sepse na ka lënë shumë anash”, shprehet Burimi