Hadithe Islame Keshilla

Vlera e Sadakasë, pse sadakaja në muajin Ramazan ka vlerë më të madhe?!

Sadakaja në Ramazan është më e mirë sesa sadakaja në kohë tjetër sepse Pejgamberi –sal’lAllāhu alejhi ue sel’lem– e quajti atë muaji i bamirësisë, Ai –sal’lAllahu alejhi ue sel’lem– ishte më i shpejtë në bamirësi sesa erërat e dërguara. Ka thënë -alejhis salatu ues selaam-:

“Kush e ushqen për Iftar një agjerues kjo do të jetë shlyerje për gjy’nahet e tij dhe shpëtim nga zjarri dhe do ta ketë shpërblimin si ai i agjeruesit pa iu pakësuar asgjë prej shpërblimit.”

Ky është argument për vlerën e sadakas në muajin e Ramazanit, sidomos kur ai është muaj i agjerimit dhe ata që kanë nevojë mund të jenë të uritur dhe të etur të cilët posedojnë pak gjëra.