Islame Keshilla

Vlera e Salavateve për të Dërguarin e Allahut në ditën e Xhuma, është pyetur Muhammedi a.s…!

Salavatet mbi Profetin alejhi selam jane shkak per faljen e gjynaheve dhe largimin e fatke’qesive:Transmetohet Nga Ebu ibn Keabin (Allahu qofte i kenaqur me te) se ka thene:Thashe:





O i Derguari i Allahut, une deshiroj te bej salavate per ty, sa pjese prej lutjes sime ta beje persalavate?Tha: ‘ Sa te deshirosh.’ Thashe: ‘ Çerekun? Tha: ‘ Sa te deshirosh dhe ne qoftese shton eshte me e mire per ty.’

Thashe: ‘ Gjysmen? Tha:‘Sa te deshirosh dhe ne qoftese shton eshte me e mire per ty.’Thashe:‘Dy te tretat? Tha:‘Sa te deshirosh dhe ne qoftese shton eshte me e mire per ty.’Thashe: ‘ A ta bej te gjithe lutjen time salavate? Tha:‘ Atehere, do te te largohet çdo shqetesim dhe do te te falet gjynahu yt.Saktesoi shejh Albani ne: “Sahihu et-tergib”, (1670).