Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:
“Me të vërtetë, Allahu e mëshiron Pejgamberin, e engjëjt e Tij lutën për te. O besimtarë, lutuni për te dhe përshëndetni ate me “salatë” dhe “selam”! . (Sure el Ahzab: 56).
Ibn Kethiri,- Allahu e mëshiroftë!,- thotë: ” Allahu, xhele ue ala!,- përmës këtij ajeti, i lajmëron robërit e Tij, se çfarë pozite ka robi dhe i dërguari i Tij në shoqërinë e lartë , njashtu Allahu e lavdëron Muhamedin,- alejhi selam!,- tek shoqëria më e lartë, tek melaqet e afwrta si dhe melaqet luten për pejgamberin,- alejhi selam. Pastaj, Allahu urdhëroi ata që janë në tokë, që të bëjnë lutje dhe të dërgojnë salavate për Muhamedin,- alejhi selam!,- me qëllim që të bashkohen lwvdatat e atyre që janë lartë në qiell me lavdatat e atyre që janë poshtë në tokë.”
Ibn Kajimi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë: “Nga ajeti kuptojmë: Nëse Allahu e mëshiron pejgamberin alejhi selam dhe melaqet luten pwr tw, atëherë edhe ju bëhuni prej atyre që i dërgojnë salavete, sepse ju keni përfituar nga bereqeti i shpalljes dhe dërgimit të tij, të mirat dhe pozitën më të lavdishme në dynja dhe ahiret. Kuptimi i salavatit që Allahu e dërgon ndaj pejgamberit alejhi selam domethënë lwvdatë, shfaqje e pozitës së lavdishme dhe fisnikërinë e pejgamberit, alejhi selam. Kurse, salavati që ia bëjnë krijesat pejgamberit, alejhi selam, domethënë lutja e krijesave për t’ia shtuar nderin dhe pozitën e lartë pejgamberit alejhi selam”.
Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Kush dërgon një salavat mbi mua, atëherë Allahu dërgon dhjetë të tilla (salavate) mbi të.”[1]