Uncategorized

Zoti ti rujt fëmijët nga çdo e keqe

Ai është mjek dhe profesionin e tij nuk e ka vetëm për të marrë një rrogë, por bën çmos që ti gjendet njerëzve në nevojë, me një vizitë falas, një buzëqeshje, një fjalë motivuese …
Ai tregon mbi një nga përvojat e tij që i ka bërë përshtypje dhe thotë:”Një ditë më erdhi një zonjë e moshuar për tu vizituar. Pasi i bëra ekzaminimet e nevojshme, i plotësova recetën me ilaçe dhe duke ia zgjatur i thashë:”Merre recetën dhe shko blij ilaçet e duhura!”
Zonja në fjalë i hodhi një vështrim të shpejtë recetës dhe pa që ilaçet ishin shumë, gjë që do të thoshte se do i kushtonte një grusht para. Ajo u step para gjithë atyre ilaçeve sepse nuk kishte me çfarë ti paguajë. Unë e kuptova që ajo nuk kishte për ti paguar ilaçet. Nga ana e saj, ajo pas një hezitimi më pyeti:”Doktor, a s’më thua sa kushtojnë këto ilaçet?”
Në atë çast vendosa ta ndihmoj dhe t’ia paguaj unë recetën. Nxora paratë e duhura dhe duke ia zgjatur i thashë:”Merri dhe blij ilaçet se i ke të domosdoshme! Do të lutesha të më konsideroni si djalin tuaj dhe ta pranoni nga unë kaq pak sa po u ndihmoj!”
Kjo e preku shumë zonjën e cila më falënderoi me gjithë zemër. Teksa më përshëndeti për tu larguar dhe u kthye nga dera, ajo u lut:”Zoti ti rujt fëmijët nga çdo e keqe!”
Pas përfundimit të orarit të punës unë vajta në shtëpi ku gjeta time shoqe të mërzitur dhe gati të shpërthejë në të qara. Unë e pyeta se çfarë kishte ngjarë dhe ajo më tha:”Yt bir!”
E pyeta gjithë ankth:”Çfarë ka djali?!”
Ajo më tha:”Djali jot për pak sa nuk i humbi gishtat e njërës dorë! Teska disa nxënës po zbrisnin nga furgoni i shkollës, djali jonë kishte futur dorën e tij tek pjesa ku mbyllet dera. Veç falë një mrekullie ai e ka tërhequr dorën në çastin që shoferi ka shtyrë derën dhe e ka mbyllur me forcë. Shyqyr Zotit shpëtoi vetëm me një gërvishtje të lehtë në gisht!”
Shkova me vrap në dhomën e djalit dhe pasi e përqafova i kontrollova dorën. Vërtet kishte një gërvishtje të lehtë në gisht, por shyqyr Zotit asgjë më shumë. Në atë çast mu kujtua lutja e zonjës së moshuar që kisha vizituar sot dhe i kisha paguar ilaçet. Fjalët e saj më jehonin sërish në vesh:”Zoti ti rujt fëmijët nga çdo e keqe!”
Lutjet e njerëzve në nevojë janë të dëgjuara nga Zoti, i cili i pranon dhe nuk i neglizhon ato. Profeti Muhamed a.s thoshte:”Të bërit mirë na mbron nga fatkeqësitë!”
Bëj mirë sa të mundesh dhe do të ndjesh dorën hyjnore që të ruan dhe të mbron në çdo hap të jetës. Bëju mirë njerëzve në nevojë në këto ditë të vështira, sepse e mira jote të kthehet e shumëfishuar. Një thënie e një njeriu të ditur thotë:”Nuk ka formë më të mirë për ta adhuruar Zotin, sesa të ndihmosh një person në nevojë.”
Thaja lotët e hallit që i rëndon mbi supe një personi në nevojë, qetësoja zemrën një të mërzituri, ktheji buzëqeshjen një të dëshpëruari dhe jepi shpresë një të demoralizuari, të përfitosh ti dhe familja jote nga mbrojtja hyjnore!

About the author

Admin

Add Comment

Click here to post a comment